Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti i trafikut të kryeqytetit, krahas planeve dhe aktiviteteve të përditshme, sot ka filluar planin ndaj këmbësorëve që kalojnë rrugët jashtë vendkalimeve të përcaktuara.
Siç njofton policia, plani ka filluar të implementohet në zonat në të cilat janë evidentuar kundërvajtje të tilla, ku nga policia janë dhënë vërejtje dhe shqiptuar gjoba.
“Kontrollet dhe aktivitetet policore nga njësitet e trafikut, do të shtrihen në gjithë rajonin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, njofton policia./Arbresh.info/


Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...