Në Prishtinë shfaqen dokumentarë për nderë të Ditës Botërore të Refugjatëve

18:50 | 20 Qershor 2016
M. A.

Për nderë të ditës Botërore të Refugjatëve, në Prishtinë, janë shfaqur disa dokumentarë të përzgjedhur që si qëllimi kishin të sjellë më afër publikut rrëfimet dhe përjetimet e refugjatëve.

“Numri i refugjatëve në botë ka arritur rekorde historike duke arritur deri në 65 milionë deri në fund të vitit 2015, kurse, brenda një minute, 24 persona në gjithë botën përjetojnë zhvendosje”, kështu u tha në këtë eveniment të organizuar nga UNHCR në sheshin “Skënderbeu”, shkruan arbresh.info

Shefi i UNHCR-së në Kosovë, Narsimha Rao, duke përmendur fluksin e madh të refugjatëve në Evropë, tha se kosovarët bashkë-ndjejnë me ta pasi vite më parë edhe vetë ishin të tillë. Ai shtoi se duhet t’u ndihmohet refugjatëve, pasi ata janë njëjtë si të gjithë njerëzit.

“Ne nuk mund të qëndrojmë vetëm si spektatorë, ne duhet të gjejmë vegla dhe mjete humane dhe të dinjitetshme për t’u ndihmuar këtyre njerëzve që të arrijnë siguri. Hapi i parë është që t’i bindim ata dhe opinionin e gjerë publik se refugjatët janë njësojë sikurse të gjithë prej nesh, janë njerëz të rëndomë që kërkojnë jetë më të mirë”, tha ai.

Ministri i Kthimit dhe Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, në fjalën e tij para të pranishmëve tha se kjo gjendje e refugjatëve në mbarë botën është diçka që regjimi modern nuk është dashur ta lejoj.

“Të dhënat që i dëgjuam se në botë, këtë vit, kemi  një numër më të madh të refugjateve dhe kjo që po  ndodh është diçka që regjimi modern nuk është dashur të lejoj. Ne duhet që të ndryshojmë këtë marrëdhënie dhe secili nga ne duhet të ketë një qasje tjetër ndaj refugjatëve.

Ai iu bëri thirrje të zhvendosurve që të kthehen në shtëpitë e tyre.

13509856_879755558819545_335921644_o

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu, tha se çështja e refugjatëve nuk është vetëm një çështje evropiane por është çështje botërore.

“Ambasada e Kombeve  të Bashkuara vendosi që duhet të ketë një ditë që do të shënonte statusin e refugjatëve. Neni 14 në deklaratën mbi të drejtat e njeriut e cila njeh personat që kërkojnë azil. Kur flasim për refugjatët nuk është vetëm një çështje evropiane por është një çështje botërore”, tha ai.

13493198_879755505486217_1946225731_o

Filmat që u shfaqën në një skene të vendosur në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë ishin: Clouds Over Sidra (Retë mbi Sidrën), duke përdorur syzet e realitetit virtual); The Syrian Spillover (Përhapja e Lrizës Siriane); The Long Jourey (Udhëtimi i Gjatë) dhe Flotel Europa (Hoteli Lundrues Europa).

Të gjitha filmat që u shfaqën ishin me titra në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale