Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Në shumë vende të botës organizohen protesta në këtë ditë me anë të së cilave kërkohen më shumë të drejta për punëtorët.
Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës, organizon protestën për nder të Një (1) Majit Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Në këtë protestë do të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në Komunën e Prishtinës. Protesta fillon nga ora 11:00 dhe zgjatë deri ora 12:00. Marshi i protestës fillon nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon deri tek objekti i Qeverisë”, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës./rtk/
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...