Përveç ndotjeve mjedisore nga gazrat, pluhurat e kanalizimet, qytetarët në qytete të ndryshme të Kosovës po përballen edhe me ndotje akustike.
Një nga problemet më shqetësuese që po përjetojnë banorët e këtyre qyteteve, janë zhurmat që po shkaktojnë klubet e natës.
Jo vetëm për banorët që i kanë në ndërtesa, por edhe në distanca më të largëta, muzika e diskotekave dhe klubeve të natës po shkakton shqetësim e stres për qytetarët.
Për “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini, qytetarë nga Peja dhe Ferizaj kanë dërguar video se si muzika zhurmon në orët e vona pas mesnate.
Sipas disa matjeve private, vlerësohet se niveli akustik në Kosovë është 20 për qind më i lartë se sa i lejuari.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt