Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet më 26 maj, Kosova do të përballet me akuzat për ngjarjet e fundit në Kumanovë, si dhe për vonesat në krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Deklarimet e ministrit të Jashtëm rus në Serbi, se Kosova është përgjegjëse për ngjarjet në Maqedoni dhe se shqiptarët po destabilizojnë Ballkanin duke kërkuar një “Shqipëri të madhe”, priten të barten edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit nga ana e ambasadorit rus në OKB.
Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka konfirmuar për Top Channel se zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi do të shkojë i vetëm në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.
“Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm e njëkohësisht zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili do të reflektojë mbi tremujorin e kaluar, sukseset, sfidat dhe gjithçka duhet të raportohet. Natyrisht që, disa nga temat që do të diskutohen janë edhe ato të ditëve të fundit: situata në Kumanovë, nevoja për krijimin e Gjykatës Speciale. Të gjitha këto do të jenë edhe në raportin e palës kosovare para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Selimi
Gjithashtu ai tha se në këtë seancë, presin që propagandues të Serbisë të përpiqen të drejtojnë gishtin nga Kosova për ngjarjet e fundit, por shtoi se Kosova edhe kësaj here do të dëshmojë me argumente se është histori suksesi dhe faktor paqeje në Ballkan.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...