200 familje të fshatit Banullë të komunës së Lipjanit, do të duhej që shërbimet mjekësore t’i merrnin në këtë ambulancë, objekti i së cilës është i vjetër dhe aspak i mirëmbajtur.
Mirëpo këtu, përveç infermierëve, nuk punon asnjë mjek.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni thotë se po synon ta rregullojë këtë gjendje, duke angazhuar mjek të paktën 2 herë në javë.
Sipas saj, është plotësuar numri i stafit mjekësor për krejt komunën dhe nuk kanë mundësi për të punësuar të tjerë.
Por, gjendja në terren tregon krejt diçka tjetër. Ambulanca ka një muaj që nuk është duke punuar, thonë banorët, raporton KTV.
Pa staf mjekësor janë edhe ambulancat në fshatrat Babush e Smallushë të Lipjanit.Lipjani ka një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, 4 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 7 ambulanca me gjithsej 237 punëtorë shëndetësorë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...