Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me rastin e 50 vjetorit të demonstratave të vitit 1968 në Republikën e Kosovës, kanë organizuar akademi solemne në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Në këtë akademi mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dy nga organizatorët e demonstratave në Mitrovicë, Latif Zariqi e Naim Bujupi, profesor Fazli Hajrizi, pjesëmarrës të demonstratave të atëhershëm dhe veprimtarë e qytetarë të tjerë.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i përgëzoi organizatorët e demonstratave dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti.
Ai tha se demonstratat e vitit 1968 paralajmëruan pushtetarët e atëhershëm komunistë që në Kosovë nuk do të ketë kurrë qetësi përderisa shqiptarët ti realizojnë të drejtat e tyre legjitime, të drejta këto që u realizuan pas shumë përpjekjeve të gjitha gjeneratave dhe me sakrifica të shumta, pas luftës së UÇK-së.
Duke folur për situatën aktuale në vend kryetari Bahtiri tha se Kosova është tokë Dardane dhe plisi është dem baba dem në të gjitha trojet e shqiptarëve dhe se kurrë nuk do të lejohet copëtimi i mëtutjeshëm i territorit të saj.
Fjalën kryesore në akademi për demonstratë të vitit 1968 e mbajti profesor Fazli Hajrizi, ndërsa folën edhe organizatorët e demonstratave Latif Zariqi dhe Naim Bujupi.
Në këtë akademi u paraqit për herë të parë me disa pika muzikore ansambli orkestral i qytetit i formuar këto ditë, i cili solli një atmosferë tejet festive në sallë dhe u mirëprit nga të pranishmit.
Kryetari Bahtiri për pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968 ndau disa mirënjohje.
Pas përfundimit të akademisë pjesëmarrësit vendosën buqetë me lule të freskëta në pllakën përkujtimore që është e vendosur në oborrin e shkollës ekonomike “Hasan Prishtina”, ish normalja e Mitrovicës, ku edhe kanë filluar demonstratat e vitit 1968.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...