Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, të shoqëruar nga Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogaswara, së bashku me drejtorin e Qendrës së Veprimit ndaj Minave në Kosovë, Ahmet Sallova, dhe drejtorin e Vendit të NPA në Kosovë, Charles Frisby kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të “Projektit për Mbështetjen e Deminimit në Komunën e Mitrovicës”, në fshatin Bare, me një shumë prej 60,145.00 euro.
Qëllimi i këtij projekti ishte pastrimi i tokave të ndotura nga mbetjet e municioneve thërrmuese për përdorim të sigurt nga banorët lokal, dhe të popullatës në fshatin Bare.
Gjatë prezantimit të këtij projekti është thënë se Kosova ka qenë e trazuar me minat e mbetura tokësore, municionet thërrmuese dhe mjetet e pashpërthyera, ndërkohë Ndihma e Popullit Norvegjez (NPA) ka identifikuar 30 zona, me gjithsej 890 hektar në rajonin e Mitrovicës.
Në këtë operacion, ekipi lokalizoi me sukses dy nën-municione dhe janë identifikuar 413 përfitues, nga 7 familje, prej tyre 138 gra, 141 burra, 82 vajza si dhe 52 djem.
Në fjalën e tij, nënkryetari Mujka këtë projekt e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për jetën dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.
“Sot, rreth 100 hektar në fshatin Bare u pastruan përmes këtij projekti andaj jam tejet i kënaqur të dëgjoj se 413 njerëz përfitojnë nga ky projekt duke siguruar qasje në tokat e kullosat e tyre të cilat tani mund ti shfrytëzojnë për blegtori sepse blegtoria mbetet një aktivitet i rëndësishëm për komunitetin lokal”, ka thënë nënkryetari Mujka.
Ai më tutje ka falënderuar partnerët dhe miqtë që mundësuan realizimin e këtij projekti me shpresë që ky bashkëpunim të thellohet akoma me tutje në të ardhmen.
Ndërsa, Ambasadori Japonez, Mitsunori Ogaswara, ka thënë se ndjehet i lumtur që sot është pjesë e kësaj ceremonie në dorëzim- pranim të “Projektit për Mbështetjen e Deminimit në Komunën e Mitrovicës”, duke përgëzuar përfaqësuesit e komunës dhe Qendrën e Veprimit ndaj Minave në nivel të Kosovës për mbështetjen e tyre në këtë projekt si dhe për ekipin e “Norwegian People’s Aid”, për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale.
Ambasadori Ogaswara me tutje ka shtuar se ka qene sfidues edhe zbatimi i projektit si pasoj e pandemisë sepse virusi Covid-19 i cili u përhap në tërë botën ka sjellë vështirësi të shumta dhe ka ndryshuar mënyrën e jetës sonë.
“Japonia ka qëndruar pranë Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim shoqëror dhe ekonomik ndërsa Ambasada Japoneze do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes përmirësimin e jetës së njerëzve të shtetit të Kosovës”, ka thënë ambasadori Ogaswara.
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...