Në Lipjan është lëshuar një urdhëresë mbi ndalimin e përdorimit të ujit nga ujësjellësit për aktivitete të caktuara, raporton Koha Ditore.
Nga dita e sotme e deri më 15 shtator ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga ujësjellësi në territorin e komunës së Lipjanit për disa veprimtari. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Sipas kësaj urdhëresës në ndalim janë përfshirë, larja e automjeteve, larja e rrugëve private në afërsi të objekteve të banimit të bizneseve, larja e trotuareve dhe vendeve publike në afërsi të objekteve të banimit, larja e shkalleve dhe hapësirave publike të objekteve të banimit dhe të bizneseve, ujitjen e bimëve dhe kopshteve dhe ujitjen e kulturave bujqësore.
Me gjobë prej pesëdhjetë eurosh do të gjobiten personat fizikë, ndërsa personat që zhvillojnë aktivitete të biznesit me gjobë prej njëqind euro deri në treqind, nëse përdorin ujin nga ujësjellësi për aktivitete të ndaluara. Përjashtim nga ndalimet e caktuara bëjnë subjektet e biznesit të cilat ushtrojnë veprimtarinë e regjistruara të këtyre aktiviteteve.
Për zbatimin e kësaj urdhërese, do të kujdeset drejtoria e Inspektoriatit, dhe ajo e Ambientit.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...