Piktori Haki Gjakli ka gjetur një vend të veçantë për të hapur ekspozitën e tij personale pikërisht në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ekspozita i kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Në hapje të kësaj ekspozite piktori Gjakli ka thënë se në këto piktura ka paraqitur ndjenjën e tij për gratë e dhunuara.
“Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri te realizimi i tyre. Besoj që do të angazhohemi që të pagjeturit të vijnë në shtëpitë e tyre”.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica theksoi se këto piktura kanë shumë domethënie sepse përmes tyre dëshmohet kush është vrarë, masakruar e dhunuar.
“Haki Gjakli është piktor akademik dhe i ka bërë këto dy piktura. Ka qenë kërkesa e tij që këto piktura për të pagjeturit të vendosen në hollin e këtij Kuvendi”, theksoi Reçica
Ai ka thënë se si deputet ka parashtruar kërkesën kryesisë e cila e ka miratuar dhe tash këto vepra do t’i vlerësojnë të cilat janë shumë domethënëse të një historie të cilën e kemi kaluar.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu