Edhe pse seancat në Kuvendin e Kosovës zgjasin vetëm tre minuta, deputetët e legjislaturës së nëntë po marrin paga të plota mujore. Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit vazhdojnë të jenë të bllokuara, por rrogat nuk kanë munguar.
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar për Arbresh.info se pagesat po bëhen në përputhje me Ligjin për pagat në sektorin publik dhe Ligjin e buxhetit për vitin 2025
Sipas tyre, çdo deputet, përveç atyre që janë pjesë e kabinetit qeveritar do të marrë rrogën mujore të plotë, përfshirë edhe kompensimin e periudhës 19-30 prill, që nuk ishte paguar muajin e kaluar.
‘Paga do t’u paguhet të gjithë deputetëve të Legjislaturës së Nëntë, me përjashtim deputetëve që janë në kabinetin qeveritar. Secili deputet do të marrë pagën në pajtim me Ligjin për pagat në sektorin publik dhe Ligjin e buxhetit për vitin 2025. Deputetët e rinj do të marrin edhe pagën për periudhën nga data 19 deri 30 prill 2025 e cila nuk ka pasur mundësi t’u paguhet muajin e kaluar”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, edhe pas përpjekjes së 24-të, Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar ende. Sërish mungoi kuorumi për formimin e Komisionit, i cili do të duhej të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca e radhës është caktuar të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 10:30. /Arbresh.info
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës