Në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit, objekti i Qeverisë së Kosovë është mbuluar me flamurin amerikan.
Këtë e njoftoi kryeministri, Avdullah Hoti përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Në vitin 2001, më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një sulm terrorist i paparamenduar më parë.
Dy aeroplanë me udhëtarë u rrëmbyen nga terroristë dhe sulmuan Kullat Binjake në Nju-Jork. Menjëherë pas sulmit, një grup terrorist i njohur si Al-Kaeda, mori përgjegjësinë e sulmit të kryer.
Ky grup terrorist udhëhiqej nga lideri i tyre, Osama Bin Laden. Ky i fundit u vra nga njësite speciale të SHBA’së nën udhëheqjen e administratës së presidentit Barack Obama në vitin 2011.
Nga viti 2001, 11 shtatori kujtohet nga e gjithë bota si dita më tragjike që i ndodhi SHBA’së. Në mesin e shteteve që sot u solidarizuan me SHBA’të, është edhe Kosova, shteti më pro-amerikan në planet./arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...