Profesorët Fadil Millaku dhe Isa Elezaj, të cilët punojnë në Katedrën e Biologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë zbuluar një specie të re tulipani, të cilën e kanë emërtuar me emrin shkencor “Tulipa luanica (Liliaceae) a new species from southern Kosovo”.
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (Departamenti Biologji), Fadil Millaku, njëherësh ushtrues detyre i rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe profesori nga UP-ja (Departamenti Biologji) Isa Elezaj, kanë zbuluar një specie të re tulipani të cilën e emërtuan me emrin shkencor “Tulipa luanica (Liliaceae) a new species from southern Kosovo”, shkruan gazeta “Epoka e re”.
Kjo specie e re për herë të parë u zbulua në Pashtrik më 24 maj 2013 në lartësi mbidetare 1 056 – 1 100 m. Punimi u dërgua për votim më 16 shtator 2014 në revistën shkencore Ann. Bor. Fennici, Helsinki dhe u pranua për botim më 27 mars 2015 dhe gjendet online nga data 14 gusht 2015. Në botë, sipas WCSP (2014), janë të pranuara 90 specie nga gjinia e tulipanëve, nga të cilat në Kosovë kanë qenë të njohura katër lloje. Zbulimi i kësaj specie të re tulipani Kosovën e bën vend të rëndësishëm në aspektin e florës dhe një nga vendet më të pasura në Ballkan me specie tulipani.(Epoka e re).
Punimi i plotë shkencor mund të lexohet në këtë link:
http://www.sekj.org/PDF/anb52-free/315-320-36053-free.pdf
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në