Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, dhe në fjalën e tij ka thënë se Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan.
Aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social, ku ka treguar për praninë në Konferencë, gjithashtu ka treguar pjesë të temës që ka diskutuar, duke shkruar se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon.
“Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi!”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka shtuar se përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjes janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan./arbresh.info/
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...