Ne Komunën e Dragashit është vetë dorëzuar i kërkuari A.S , i cili ka qenë në arrati që nga vitit 2011.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrestin që nga muaji nëntor i vitit 2011.
Prokuroria Themelore në Prizren, në mungesë të të dyshuarit kishte pezulluar hetimet, ndërsa tani pas vetë dorëzimit i ka rihapur vendimet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi.3 në bashkëkryerje nga neni 23 të KPK-së, falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 të KPK-së, përvetësimi në detyrë nga neni 340 paragrafi.3 lidhur me paragrafin.1 dhe lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje, si dhe vepra penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor nga neni 324 lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje.
Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit me qëllim të zhvillimit të procedurës normale ndaj tij.
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”