Zyra e Korporatës Energjetike të Kosovës njofton për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të ndryshme në Kosovë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e KEDS për të mësuar edhe për intervalin kohor të ndërprerjes së rrymës në vendet përkatëse.
Njoftime, 29 shtator 2015
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit
I
KEDS Sh. A. njofton se më 30.09.2015 në NS 110/10 kV Kamenica do të shkyçet:
Dalja 10 kV Hogoshti prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ETC, Ekonomia e Pyjeve, Kamenica, Moqari i Epërm, Bosce, Stralica, Kopërnica, Kolloleq, Shipashnicë, Vriqevcë, Kranidellë, Satllar, Hogoshti, Bujanovci, Poliqkë, Marocë, Vriqevcë, Lajqiq, Desivojca,Tërstena, Velegllava, Lisocka, Gjyrishevcë, Shahiq, Kostadincë, Dazhnicë, Bradillovcë, Feriqeva, Gmica, Tuxhevci, Sfirca, Zajqevci, Fusha e Sportit Kopërnicë, Berivocë dhe Pompa.
Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave të tensionitt ë lartë.
II
Më 30.09.2015 dhe në NS 35/10 kV Dragashi do të shkyçet:
Dalja 10 kV Restelica prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Pa energji do të mbesin vendbanimet: Restelice, Kukajan, Libevisht, Mlikë, Orqushe, Zlipotok, Krushevë dhe Glloboçicë.
Shkyçja bëhet për shkak të vendosjes së bazave të siguresave të tensionit të lartë në TS Lubovishtë dhe TS Kukaljane I.
III
Më 30.09.2015 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:
Dalja 10 kV Budakova prej orës 10:30 deri në orën 14:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Reqan, Muhlan, Greiqec, Budakovë, Vershec, Papaz, Dardhishte e Ulët, Dardhishte e Epërme, Dragaqine, Stravoqinë, Pishina Solidi, Vllëzerit Morina(Reqan) dhe Gurthyesi Seti Sllapuzhan.
Shkyçja bëhet për shkak të pastrimit të trasesë.
IV
Më 30.09.2015 në NS 110/10 kV Kamenica do të shkyçet:
Dalja 10 kV Kamenica prej orës 15:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Berivojca, Spitali, Imkosi, Magnohromi, Policia, Shtëpia e Mallrave, Shtëpia e Kulturës, Posta e Vjetër, Gjykata, Shtëpia e Mallrave.
Shkyçja bëhet për shkak të kyçjes së trafostacionit të ri 10/0.4kV,rr.Tranziti, kontraktori Afrim Balaj.
V
Më 30.09.2015 në NS 35/10 kV Fushe Kosova do të shkyçet:
Dalja 10 kV Vragoli prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS.
Shkyçja bëhet për shkak të punimeve që realizohen nga firma Elektrostublla.
– See more at: http://lajmi.net/ja-ku-do-te-ndalet-rryma-neser-2/#sthash.3hX9s7tU.dpuf
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje