Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me institucionet e tjera publike, ka hartuar raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë periudhës janar – qershor. Gjatë kësaj periudhe janë zbatuar reforma të rëndësishme për integrim në BE në të tri shtyllat: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.
“Ato përfshijnë reforma të dakorduara në kuadër të strukturave të përbashkëta të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe prioritete të Agjendës për Reforma Evropiane, duke përmbushur kështu obligime të MSA-së dhe kërkesa të tjera për integrim në BE. Gjatë pjesës së parë të vitit, më shumë se gjysma e reformave janë të zbatuara ose në zbatim e sipër, pa vonesa”, përcjell Arbresh.info.
Sa u përket kritereve politike, janë zbatuar reforma kyçe në fushën e zgjedhjeve dhe atë të administratës publike. Është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Zgjedhjet, duke mundësuar përmirësimin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve qendrore dhe adresuar rekomandimet shumëvjeçare të BE-së. Më tej, është zhvilluar dhe lansuar për përdorim platforma digjitale për raportim mbi zbatimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike.
Kjo sipas qeverisë së vendit, do të përmirësojë qëndrueshmërinë e reformave, transparencën dhe llogaridhënien në këtë fushë. /Arbresh.info/
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...