Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë më nënkryetarin dhe drejtorët e drejtorive Komunale, kanë vizituar punimet të cilat kanë nisur në ndërtimin e çerdhes moderne dhe më të madhes në Gjilan.
Gjatë vizitës në këtë projekt, i cili, është bashkëfinancim me Qeverinë Amerikane, përmes USAID-it, Haziri ka thënë se Gjilani dhe veçanërisht kjo lagje do të ketë një projekt të madh e modern, sikur që do të ketë edhe investime të tjera në këtë hapësirë.
“Kjo do të jetë çerdhe moderne dhe me të gjitha kushtet, falë edhe mbështetjes së Qeverisë Amerikane, e cila e ka zgjedhur Gjilanin për këtë investim falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që qeveria e SHBA-ve dhe USAID, i ka parashtruar për Komunën” ka thënë kryetari Haziri.
Sipas tij, ky projekt do të kryhet në vjeshtë të këtij viti dhe do të hapet për fëmijë, kurse, vlera e ndërtimit është 400 mijë euro, që financohet në raportin 50 me 50 për qind, me qeverinë Amerikane.
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë