Për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku dikur funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Ai tha se ky është një akt mirënjohjeje dhe respekti nga shteti gjerman për popullin dhe historinë e Kosovës.
“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot, më 12 qershor, për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij,” ka shkruar Ajeti në Facebook.
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin