Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuara seancën e gjykimit ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Pos- Telekomit, Fatmir Limajt në fund të këtij muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtja e Limajt, avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.
Caktimi i gjykimit sipas Gashit është bërë me 30 tetor të këtij viti. Ai ka thënë se po bëhet shantazh ndaj Limajt .
“Se Fatmir Limaj është duke u shantazhuar nga Eulex-i e vërteton edhe caktimi i shpejt i gjykimit ndaj tij pas ngritjes së aktakuzës të quajtur ” aktakuzë e konsoliduar” nga Prokurori i Eulex-it. Aktakuzë të cilën në këtë formë nuk e njeh as Kodi i Procedurës Penale”, ka thënë Gashi, transmeton arbresh.info.
Avokati Gashi e quan jo të rastësishme përshpejtimin për caktimin e fillimit të gjykimit ndaj Limajt.
Sipas tij, momenti i publikimit të aktakuzës me 29. shtator 2015 nuk është i rastësishëm, e aq me pak i rastësishëm, sipas tij, mund të jetë caktimi i gjykimit ndaj Limajt në kohën rekorde për datën 30 tetor 2015, saktësisht një muaj pas ngritjes se aktakuzës se “konsoliduar”.
“Normalisht që nuk mund të ketë prova direkte për ndikime politike në këtë rast, por sigurisht që nuk është e rastësishme caktimi i përshpejtuar i gjykimit kundër tij, tani kur opozita në mënyrë aktive po kundërshton nënshkrimin e marrëveshjeve te Brukselit për asociacionin e komunave serbe ne Kosove-Zajednices”, është shprehur avokati Gashi./arbresh.info
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=869536946455372&set=a.707115116030890.1073741827.100001972236481&type=3&permPage=1
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...