Në 72-vjetorin e lindjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, SHFMU “Ibrahim Rugova” organizoi Ditën e saj të shkollës.
Përveç stafit dhe nxënësve të shkollës, të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kryesusi i Kuvendit Komunal, Adem Preniqi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Obiliqit Agim Spahiu, drejtor të drejtorive komunale, familjar të nxënësve dhe mësimdhënsve si dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij uruese, kryetari i Komunës Xhafer Gashi tha se është kënaqësi të jem i pranishëm në një manifestim të tillë, të një shkolle që mban emrin e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, të një presidenti, i cili sa ishte mësimdhënës kishte punuar në këtë shkollë.
Më pastaj nxënës të kësaj shkolle para të pranishmëve recituan poezi dhe performuan pika të shumta muzikore dhe artistike.
Në fund të takimit stafi i shkollës ndanë mirënjohje për kontribuesit e arsimit, nga një mirënjohje ju ndanë Kryetarit të Komunës, Xhafer Gashi dhe drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiut
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull