Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku në ditën më të rëndësishme historike për vendin tonë, nderoi prijësin, Atin themeltar, Presidentin Rugova, i cili themeloi dhe udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri dhe pavarësi, intelektualët e viteve ‘90, familjen komandantit Legjendar Adem Jashari, të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe të gjithë burrat e gratë që dhanë gjithçka për vendin tonë e na mësuan se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu ai shprehu mirënjohje dhe nderim, për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme.
Abdixhiku ua uroi të gjithë qytetarëve të Kosovës, festën e Pavarësisë./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim