Në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, dhe simbolet nacionaliste serbe me katër “С”-të.
Ngjarja ka nxitur reagimin e politikanit nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili e ka cilësuar këtë si një model të përsëritur provokimesh dhe nxitje të urrejtjes.
“Edhe sot, ashtu si në fillim të vikendit, në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “РАТКО МЛАДИ” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve. Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik.Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën”, tha ai.
Ai e ka cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe të rrezikshëm, duke theksuar se bëhet fjalë për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës në komunë.
“Institucionet nuk duhet prapë heshtin. Policia duhet të vepron. Pushteti lokal duhet ta dënon. Tupi Kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet”, tha ai./Arbresh.info
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...