Aksidenti ka ndodhur deri sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i fshatit Ponashec në drejtim të Junikut. Me të arritur ne lagjen ‘Qestaj’, afër urës se Erenikut, nga krahu i djathtë i del viktima papritmas, fillon të kalojë në krahun e majtë dhe për shkak të afërsisë që e kishte i dyshimti me mjetin e tij, me pjesën e parë ballore e godet viktimën, të cilin e hedh për asfalt. Viktima pëson lëndime të rënda trupore, dërgohet në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për ndihmë mjekësore, por mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore. I dyshimti është arrestuar dhe ndaluar.
Rasti hetohet dhe procedohet nga njësia e hetimeve te aksidenteve NJRKRRT Pejë.
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë