Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri sot u mbajt seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit “ Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike”.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit të Instrumentit për Ndihmë Para –Anëtarësimit (IPA), projekt i cili do të implementohet nga Finlanda dhe Estonia.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi tha se ky projekt vjen si rezultat i projektit të parë të binjakëzimit “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë dhe Rendit Publik” , i cili ka mundësuar akreditimin e programit studimor Bachelor të sigurisë publike për periudhën 3 vjeçare, si dhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët e agjencive.
Ai tha se projekti i dytë i binjakëzimit, i cili është promovuar sot është projekt i Bashkimit Evropian, IPA 2014-2020, projekt i cili do të implementohet nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni tha se sot po lansohet një seminar tj etër i projektit të binjakëzimit në këtë tempull të nxënies së mësimeve akademike në fushën e sigurisë.
Ndërsa Christof Stock shef i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se implementimi i këtij projekti është mjaft me rëndësi për Akademinë konkretisht për zyrtarët e sigurisë publike.
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...