Viti 2018 shënon 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në kuadër të aktiviteteve që Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” planifikon t’i realizojë gjatë vitit 2018, i shpallur si “Viti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, tashmë ka nxjerrë kalendarin për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut, përcjell 7Ditë.info.
Kalendari përmban, faqe më faqe, ilustrime të marra nga libri “Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, Princit të Epirotëve” të Marin Barletit (Augsburg, 1533), njëherësh edhe libri më i vjetër në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit