Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk ka pacientë të infektuar me COVID-19.
Ndërsa në klinikat e QKUK dhe spitalet tjera rajonale po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me post-covid.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve 12 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive po trajtohen 2 pacientë.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./arbresh.info/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi