Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi deklaroi se edhe Kosovës do t’i duhet që të pranojë punëtorë të huaj në vitet e ardhshme për të plotësuar boshllëqet e punëtorëve që po largohen nga vendi.
Selmi përmes një ‘twitt’ në llogarinë personale shkroi se shumë industri në Ballkan do të sfidohen nga kjo në të ardhmen e afërt.
“Edhe Kosova do të duhet të hapë dyert për punëtorët e huaj në 3-5 vjetët e ardhshme për të adresuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore. Sfidat e tregut të punës po bëhen me shpejtësi problemi numër një për një mori industrish në Ballkan”, ka shkruar Selimi në Twitter, krahas shpërndarjes së një artikulli nga Bloomberg që thotë se Spanja po hap dyert për punëtorët e huaj për të rregulluar mungesën e fuqisë punëtore dhe për të lehtësuar një rënie demografike që kërcënon prosperitetin e saj në të ardhmen. /arbresh.info/
Even Kosovo will have to open doors to foreign workers in the next 3-5 years to address increasing labor shortages. Labor market challenges rapidly becoming number one issue for a host of industries in Balkans. https://t.co/FFd00d1Wc4
— Petrit Selimi (@Petrit) August 11, 2022
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...