Me rastin e 24-vjetoirit të çlirimit të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës i ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës.
I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se çmimi i është dhënë të bijës së Loridit Ashdown, Katherina Theurel, meqë ai nuk jeton më, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i Ramës:
Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën.
E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, me praninë e saj në sallë e nderoi kryeqytetin, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel.
Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë./Arbresh.info
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës