Në 13-vjetorin e rënies së policit, Enver Zymberi, familja ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime. Për Ekonomia Online, ka folur Muhamet Zymeri, axha i Enverit.
Ai ka thënë se këto vite nga rënia e tij kanë qenë të vështira por që sipas tij është dashur t’i përballojnë. Konsideron se që nga rënia e Enverit, ka progres në vend.
“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballuar se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin”.
“Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, u shpreh Zymberi.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...