Komuna e Prishtinës njofton se ka ndryshuar orarin e nisjes së autobusëve të Trafikut Urban për në festivalin Sunny Hill.
Me vendimin e ri, nisja e pjesëmarrësve bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinis dhe do të ketë transport deri në orën 05:00 të mëngjesit.
“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se me anë të plotësimit të vendimit paraprak kemi ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin SunnyHill. Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...