Ministria e Financave ka marr vendim për disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesat për fëmijët.
Sipas njoftimit për media, tani aplikimi është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji, përcjell Arbresh.info.
“Ju informojmë se nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë:
•Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji;
•Aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të realizohet në tre muajt e pare të lindjes së fëmiut. Nëse nuk aplikoni brenda këtij afati, fillimisht duhet të kaloni në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi verifikimit”, thuhet në njoftim.
MFPT ka kërkuar që të respektohen këto afate për të siguruar përpunimin e aplikimit tuaj në kohë.
Për detaje shtesë ju lutem referojuni vendimit./Arbresh.info
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...