Një plan i ri është miratuar ditën e sotme në Parlamentin Europian për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.
Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.
Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.
Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë 7 euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri