Banka Qendrore Evropiane (ECB) bëri me dije se bankënota e re 50 eurosh do të prezantohet më 5 korrik ndërsa do të vihet në qarkullim në muajt e pranverës në vitit 2017.
Në komunikatën e Bankës Qendrore Europiane thuhet se ECB-ja dhe bankat qendrore të Eurozonës (Eurosistemi) më 5 korrik do ta prezantojnë bankënotën e re 50 eurosh dhe se planifikohet që e njëjta të futet në treg në muajt e pranverës vitin e ardhshëm. Më tej në deklaratë thuhet se po zhvillohen punime në lidhje me përshtatjen e bankënotave në makina.
“Prodhuesit e pajisjeve të bankënotave, unionët e sektorëve dhe ECB-ja nënshkruan marrëveshje që nga dita e prezantimit që bankënota 50 eurosh të mund të jetë e vlefshme në makina automatike, makina biletash dhe makina të tjera që pranojnë bankënota”, thuhet në komunikatë. Bankënota 50 eurosh është euro-bankënota më e përdorur, ndërkaq, në qarkullim gjenden rreth 8 miliardë euro me bankënotën 50 eurosh dhe këto përfaqësojnë rreth 45.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...