Lulzim Peci ka këmbëngulur se “korrigjimi” i kufijve, për të cilin angazhohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, është eufemizëm për ndarje të Kosovës.
Është kundër këtij opsioni, pasi mendon se ai do të shkaktojë tragjedi njerëzore në formë të dëbimeve e shpërnguljeve masive.
Peci është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED, e në të kaluarën ka shërbyer si ambasador në Stockholm, si dhe ka qenë përfaqësuesi i parë ndërlidhës i Kosovës në Beograd, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur rreth opsionit të “korrigjimit” të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e i cili është paralajmëruar të vihet për diskutim në fazën finale të dialogut në Bruksel.
Ka treguar se çfarë do të humbë vendi nga ky proces dhe ka folur edhe për efektet që një zgjidhje e tillë do të kishte në rajon e më gjerë. Ai ka argumentuar se si të tilla efekte nuk do të mundë t’i menaxhonin as mbështetësit në Uashington e në Bruksel, të një zgjidhjeje të tillë.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus