Propozimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugën transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcën e Armatosur të saj, do t’i dorëzohen Kryesisë së Kuvendit.
Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nuk kanë vërejte sa u përket amendamenteve të propozuara nga Qeveria dhe se menjëherë pas shqyrtimit të tyre në mbledhjen e ardhshme, do t’i procedojnë rekomandimet tutje për votim.
“Komisioni do të shqyrtojë këto amendamente në mbledhjen e ardhshme dhe do t’i procedojë qysh atë ditë për në Kryesi të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, raporton TV Arta.
Rekomandimet e Komisionit të saj, sipas sekretarit të Parlamentit, Ismet Krasniqi, janë ato që kryesia është duke i pritur, në mënyrë që t’i vendosë amendamentet për votim në rend të ditës.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...