Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës nuk po e ‘duartrokasin’ ekspertët, pasi vlerësojnë se është në kundërshtim me direktivat evropiane. Të tjerët e vlerësojnë pozitivisht, por shprehen skeptik në lidhje me zbatueshmërinë, shkruan arbresh.info.
Valon Prestreshi ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës thotë për arbresh.info se Ligji për mbrojtjen e konkurrencës, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ka pas disa ndërhyrje nga qeverisja e re, ku janë në kundërshtim me direktivat evropiane nga ligji i hartuar nga grupi i kaluar punues.
“Ligji i propozuar asokohe ka qenë bashkëkohor dhe në përputhje të plotë me direktivat evropiane. Ndërkohë, me ardhjen e qeverisjes se re, persona të ndryshëm qeveritar kanë bërë disa ndërhyrje amatoreske, në kundërshtim me direktiva evropiane”, deklaron ai.
Sipas Prestreshit, nga grupi punues i kaluar është propozuar që kryetari dhe komisioni të zgjedhen me konkurs, ndërsa me amendament është ndryshuar duke i’u lënë e drejta Kryeministrit që ai ta bëjë përzgjedhjen, dhe është ulur përvoja e punës nga shtatë vite në pesë vite përvojë pune.
“Ne kemi propozuar që kryetari dhe komisioni të zgjedhen me konkurs, ndërsa me amandament është ndryshuar dhe i’u është lënë e drejta e Kryeministrit që t’i zgjedhë vetë persona të preferuar të tij. Gjithashtu, përvoja e punës është ulur nga shtatë vite në pesë vite përvojë pune profesionale. Kjo të jep përshtypjen se ligji iu është përshtatur njerëzve të cilët nuk kanë përvojën e duhur dhe shumë ndërhyrje tjera, të cilat janë në kundërshtim me direktivat evropiane. Unë mendoj se këto ndërhyrje do ta komplikojnë shumë situatën në treg, dhe komisioni i ri, kur do që të emërohet nga Kuvendi, do të ketë probleme së ekzekutuari”, vlerëson Prestreshi.
Por, sipas Odës Ekonomike të Kosovës me këtë ligj pritet që të përcaktohen rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
“Me këtë ligj, pritet që të përcaktohen rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përfshirë kompetencat, organizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si dhe procedurat në zbatim të këtij ligji. Andaj si rrjedhojë konsiderojmë që do të ndikojë pozitivisht që në vend që të kemi një konkurrencë lojale në treg, e cila megjithatë duhet të mbikëqyret dhe të merren masat e duhura për ato që e shkelin këtë”, thonë në OAK.
Rikujtojmë se, në Kuvendin e Kosovës u miratuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, me 60 vota pro, dy vota kundër dhe asnjë abstenim./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...