Derisa në pikën kufitare në Jarinjë protestuesit serbë dhe Njësia Speciale e Kosovës veç se kanë nisur tërheqjen e tyre nga aty, në pikën kufitare në Bërnjak ende vërehet prania e dy palëve
Një pjesë e rrugës që ishte e bllokuar tash e 12 ditë është liruar, mirëpo në këtë pikë kufitare ende po vazhdojnë të qëndrojnë protestuesit serbë, por edhe Njësia Speciale e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Autoblinda të KFOR-it, përgjatë gjithë rrugës dhe ekipe të Policisë e protestuesit janë në të njëjtin vend.
Ani pse që nga ora 08:00, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë që të largohen protestuesit e barrikadat si dhe Njësia Speciale kjo gjë nuk ka ndodhur.
Kjo është gjendja aktuale në këtë pikë kufitare ku tash e 13 ditë po vazhdon të jetë e bllokuar, shkaku i protestuesve serbë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që nga 20 shtatori as një veturë mos të lejohet të hyjë në Kosovë me tabela serbe.
Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.arbresh.info/












Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...