Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Për këtë çështje sot kuvendi i Kosovës ka miratuar dhe votuar me 60 vota për shqyrtimin e parë të Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Muharrem Nitaj nga AAK-ja tha se ky projektligj është ndër projektligjet me të rëndësishme që po diskutohen në Kuvend.
“Komisioni e ka shqyrtua projektligjin në shikim të parë dhe e ka kaluar sepse i ka plotësuar të gjitha kushtet. Është një prej projektligjeve më të rëndësishme. Komisioni ynë do të krijoj një grup punës dhe do të harmonizoj tekstin e këtij projektligji”, tha Nitaj
Salih Salihu nga PSD po ashtu ka thënë se ky projektligj i ka plotësuar të gjitha kriteret..dhe do ta përkrah në parim këtë projektligj.
Andin Hoti nga PDK i fton deputetët që të votojnë sa më parë të votohet ky projektligj.
“kjo nuk është temë e sotshme por temë që na shqetëson një kohë të gjatë e kjo behet vetëm në këta muaj kur ndotët ajri më shumë. I ftoj deputetët që të mos vonohet ky projektligj të votohej sa më parë dhe të marrim masat e duhura”, tha Hoti./Arbresh.info/
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar
Atletico vendos çmimin për Julian Alvarezin
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg