Policia në Podujevë ka arrestuar një person i cili përkundër dëshirës së vajzës së tij, ia ka marrë dokumentet e saj personale, shkruan arbresh.info.
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Xhafer Meta” në Podujevë, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.
Babai ia kishte marrë vajzës komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese.
Rasti është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, ndërkaq të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Privimi i kundërligjshëm i lirisë-Rr. Xhafer Meta, Podujevë 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike