Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është dënuar me 5 vjet e gjysmë burg i akuzuari M.B.
“I pandehuri M.B i cili në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer dy vepra penale, dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës [penale vrasja e rëndë në tentativë si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.
“I akuzuari në gusht të vitit 2013, me dashje ka ndihmuar tani të dënuarën S.E, ta kryej veprën penale vrasja e rendë në tentativë, në atë mënyrë që paraprakisht kanë përgatitur kryerjen e veprës penale të vrasjes së bashkëshortit të dënuarës S.E për motive të ulëta”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...