Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të mallrave të padeklaruar mbrëmë në Pikën Kufitare Vërmicë.
Sipas njoftimit të doganës, i dyshuari që po drejtonte automjetin ka mohuar se posedon mall për deklarim doganor, por gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një sasi mallrash të padeklaruara, pjesë rezervë për ashensor, në total prej 482 copë, për të cilat, sipas doganës pala nuk ka poseduar faturë përkatëse.
Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.
“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe bizneset se deklarimi i saktë i mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës është obligim ligjor. Çdo tentativë për shmangie nga deklarimi përbën kundërvajtje dhe do të trajtohet sipas dispozitave ligjore në fuqi”.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt