Dy sipërmarrës shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Zvicër pasi që të njëjtët kanë mashtruar shtetin Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve, duke inskenuar aksidente në rreth 20 raste.
40 vjeçari me nënshtetësi zvicerane ka përfunduar prapa grilave pasi gjykata mendon se ai mund të arratiset ne Kosovë.
Ndërtimtari kishte raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta, duke arritur të përfitonte qindra e mijëra franga.
I akuzuari tjetër, një 33-vjeçar, po ashtu, nga Kosova, është dënuar për mashtrim.
Ai kryesisht inskenonte falimentime fiktive.
Siç raportohet nga mediat zvicerane, ngjarjet kishin ndodhur prej vitit 2010 deri 2016, kur ata kishin deklaruar rreth njëzet aksidente të dyshimta për të marrë përfitime të pajustifikueshme.
Në varësi të rastit, shumat e marra nga Suva variojnë nga afërsisht 1 mijë franga deri në 215 mijë franga.
Këto aksidente të supozuara kishin ndodhur në kantieret e ndërtimit në Zvicrën frëngjishtfolëse, por edhe gjatë qëndrimeve në Kosovë./arbresh.info/
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...