Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimin në vlerë mbi 1 milionë euro.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i MMPHI, Hysen Durmishi dhe drejtorë të ekzekutivit komunal ndërsa memorandumi përfshinë ndërtimin e katër rrugëve në Podujevë, përcjell Arbresh.info.
“Ky memorandum bashkëpunimi përfshinë:
♦️Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca” në vlerë prej 537 mijë euro.
♦️Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeçël-Dumosh në vlerë prej 159 mijë euro.
♦️Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash-Dobratin në vlerë financiare 155,500.00 euro.
♦️Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga gurthyesi deri në rrugën Sahit Llalloshi, në vlerë prej 185,150.00 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bulliqi bashkë me Ministrin Aliu dhe Zëvëndësministrin Durmishi vizituan nga afër punimet që po realizohen në teren dhe ato që do të realizohen në bashkëpinim me MMPHI./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...