Një xhami tashmë ka përfunduar në Kralan të Gjakovës. Xhamia në Vitomiricë dhe ajo në Staradran të Istogut janë në përfundim e sipër, pavarësisht se banorët i kundërshtuan këto objekte të kultit. Në Lumbardh po hapen themelet e xhamisë së re. Banorëve ajo nuk po u bën aq përshtypje. Këto, por edhe xhamia në Stankovc tek Drenasi, janë ndërtuar nga donatorët arabë të ndërmjetësuar prej Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Ndërtimi i tyre ka hapur dyshime për evazion fiskal
Katër xhami janë në ndërtim dhe një sapo ka përfunduar në Kosovë me paratë që për ndërtimin e këtyre objekteve të kultit ka ndërmjetësuar Ramiz Zekaj, nga Peja.
Zekaj, që është i njohur i kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është drejtor i Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, me seli në Tiranë.
Zekaj duke siguruar donacione nga vendet arabe ka ndërmjetësuar në ndërtimin e xhamisë në Vitomiricë të Pejës, xhami e cila ishte kundërshtuar nga banorët, por edhe nga Drejtoria e Urbanizmit të Pejës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pos këtij objekti të kultit, edhe xhamia në Staradran të Istogut është në përfundim e sipër të punimeve falë iniciativës dhe donacioneve arabe që ka sjellë në Kosovë Sadik Zekaj.
Në xhaminë e Staradranit ka pasur disa probleme. Përfaqësuesit e BIK-ut në Istog thonë se disa banorë kishin tendencë të uzurpimit të disa pronave në atë hapësirë, andaj edhe kundërshtonin ndërtimin e xhamisë.
Ekipi i “Zërit” ka qenë në fshat, por banorët nuk kanë preferuar të flasin lidhur me xhaminë.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit