Një lajm i rëndë ka goditur sot Shërbimin Korrektues së Kosovës. Ka ndërruar jetë pjesëtari i saj, Sali Shoshi, në moshën 69-vjeçare.
Lajmi për ndarjen e Shoshit e ka bërë të ditur kolegu dhe miku i tij, Dritan Bajramaj, me të cilin kishin ndarë vite të tëra pune së bashku.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bajramaj ka thënë se ndarja nga jeta e Shoshit është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur.
“Na mësove hapat e parë në punë, ishe një udhërrëfyes i rrallë, një frymëzim i përditshëm dhe një mik i vërtetë, që me fjalët tua të ngrohëta, shembullin personal dhe përvojën e pamasë, e bëje çdo sfidë më të lehtë. Të punoja me ty ishte privilegj, por që të njoha si njeri dhe që kaluam aq shumë kohë së bashku, ishte një bekim për mua. Ke lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo zemër që preke dhe kjo humbje na dhemb të gjithëve. Ngushëllime të përzemërta familjes, miqve, stafit të ShKK-së dhe çdo kujt që ndan këtë boshllëk të madh!”, thuhet mes të tjerash.
I ndjeri do të varroset nesër, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Saradran.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...