Ka vdekur një foshnje 3-javëshe e sëmurë me Covid-19, në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme dhe është konfirmuar nga u.d. drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili, shkruan Gazeta Shneta.
Gjermania vazhdon të bëj thirrje drejt vaksinimit, spitalet po stërmbushën nga të pavaksinuarit
Ekspertët zviceranë: Mos i fajësoni kosovarët për përhapjen e virusit
“Po ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Ka pas pneumoni të rëndë e poashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.
Gazeta ka informacione poashtu se e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid-19.
Profesionistët shëndetësorë në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid-19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre, ndërsa nuk pengojnë as procesin e gjidhënies.
Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Dje janë raportuar 21 viktima, ndërsa numri total nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 2,605 të vdekur nga Covid-19.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...