Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur avokati Shefki Sylaj.
Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 11.02.2023 (e shtune) në ora 14:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë. Avokati Shefki, u lind me 05.01.1941, në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1969, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë, ndërsa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 25.12.1991, me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...