Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha.
Varrimi i të ndjerit është bërë dje në ora 16:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19.“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Arbresh.info.
“Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë.
Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë.
Avokati Jusuf ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.04.2004 me seli të zyrës në Prishtinë”, përfundon njoftimi i Odës së Avokatëve.Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...