Ka vdekur e aksidentuara e dytë në Rrugën B në Prishtinë në fund të muajit të kaluar.
E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.
Lajmin për vdekjen e saj, e ka konfirmuar për Gazetën Express, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth ores 17:30 e kemi pranuar informaten nga QKUK, se ka nderruar jete viktima e dyte (kembesorja) F.R.23 vjeç. Behet fjale per kembesoren e cila u aksidentua me daten 22 tetor 2018, ne rrugen B me Prishtine”, ka thënë Ahmeti për Express.
Ndërsa, për këtë rast janë deklaruar edhe nga QKUK’ja.
“Ju konfirmojme se perkunder kujdesit maksimal intensiv disa ditore nga stafi i sherbimit intensiv në QKUK, në ora 17.25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë rëndë”, kanë thënë nga QKUK’ja për Express.
Rreth orës 16 të datës 22 tetor një veturë kishte goditur dy persona në rrugën B. Njëra nga të aksidentuarat ka vdekur pak orë pas aksidentit.
Ndërkaq, pas kësaj, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, dhe i ka caktuar një muaj paraburgim shoferit që aksidentoi tashmë dy të ndjerat.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit